Policia Rrugore e Tiranës ka zhvilluar kontrolle gjatë gjithë natës nëpër rrugët e kryeqytetit.

“Me drager për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e drejtueseve të mjeteve që drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur. Po keni konsumuar alkool, mos drejtoni automjetin tuaj, por përdorni automjetet e transportit publik, mos rrezikoni jetën tuaj apo të përdoruesve të tjerë të rrugës: Alkooli vret”– shkruan policia, teksa poston edhe videot gjatë ndalimit të automjeteve dhe kontrollit të drejtuesve.