Kërcënohet me burg analisti Fatos Lubonja. Ka qenë pikërisht kreu i Komisionit të Ligjeve, njëkohësisht deputeti i Partisë Socialiste, Ulsi Manja, ai që ka kërcënuar Lubonjën ditën e enjte në emision "Të Paekspozuarit" në News24, duke i përmendur Kodin Penal.

Shkak janë bërë deklaratat që Lubonja bën nëpër studiot televizive, duke i cilësuar ato të dënueshme dhe thirrje për turbullira publike.

"Ai nuk jeton këtu, ai jeton në hënë. E kupton çfarë flet ai? Këto që thotë ky janë të dënueshme nga kodi penal. Janë thirrje për krijim turbullirash publike. Duke dhënë një realitet imagjinar, se e ka në kokë atë, tenton të krijojë turbullira publike në një shtet ku funksionon ligji. Ka të paktën katër vjet në studio që Shqipëria për këtë është luftë", tha Manja gjatë emisionit.