Pas vendimit të kryeministrit Edi Rama që administrata shtetërore do të kishte pushim edhe ditën e hënë përveç të martës dhe të mërkurës, ditë në të cilat përkojnë datat 28 dhe 29 nëntor, duket se këta të fundit kanë vendosur që 5 ditët e pushimit të mos i kalojnë në Shqipëri por në vende të ndryshme të Europës.
Gazetari Elvis Nabolli, ka postuar një foto të shkrepur në aeroportin e Rinasit teksa shkruan:
"Nuk janë azilantë për në BE, por një pjesë e administratës për pushime nëpër Europë…
S’kanë faj lodhje, stres, mund i madh n’Shqipni!!!”





