Lajmi se reperi Rigels Rajku (Noizy) u pëfshi dy ditë më parë në një sulm gjatë një koncerti që kishte planifikuar të mbante në New York, në SHBA, u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale.

Sipas portaleve, këngëtari i famshëm shqiptar u tha se ishte sulmuar nga grupi rival "CFE" gjatë një koncerti, që ka patur në Queens, New York.

Lajmi u shoqërua me një video, E pretendohet se një reper krejtë- sisht i panjohur, emri i të cilit është Don Phenom, bashkë me grupin e tij "CFE", kanë sulmuar Noizy-n, siç shkruhet në një faqe në Facebook, "Hip Hop Shqip".

Duhet theksuar fakti se në video nuk shihet qartë Noizy, i cili personalisht nuk dha ndonjë detaj që të konfirmonim këtë lajm.

Sipas të njëjtave burime, pretendohej se reperi ka qenë i rrethuar nga sigurimi i club-it, ku do të mbante koncertin e tij. Po ashtu, ka qenë i shoqëruar edhe nga disa forca policore të New York-ut "NYPD", që garantonin sigurinë e reperit.

Ndërkohë burime të sigurta të "Panoramës" pranë club-it ku do të performonte Noizy treguan se në fakt konflikti nuk kishte të bënte me reperin, por me organizatorët e club-it.

Sipas dëshmitarëve okularë, Noizy jo vetëm që s’ka qenë i rrezikuar, por s’ka mundur dot ta prekë askush. Ky lajm për artistin erdhi vetëm disa orë pasi publikoi klipin e fundit me Ledri Vulën, me titull "Dje&Sot". /Panorama Plus/