"Daily Mail", prestigjozja britanike, i ka kushtuar sërish një shkrim shqiptarëve dhe kryesisht emigracionit dhe hyrjes në mënyrë ilegale në këtë shtet.

"Daily Mail" shkruan se ka disa faqe në rrjetin social Facebook, ku postohen rregullisht foto dhe “selfie” të shqiptarëve që festojnë hyrjen e tyre ilegale në Britani.

"Duke qeshur, duke mbajtur shishe me pije dhe me duart qe tregojne flamurin shqiptar, “selfies” e adoleshentëve janë në faqe të cilat mund të arrijnë 60,000 ndjekës. Dje edhe qeveria shqiptare e quajti Britaninë një vend i arritshem lehtë krahasuar me shtetet e tjera dhe i kërkoi Britanise të kthejë sa më shpejt emigrantët shqiptarë në atdhe. Ndërkohë familjet atje hapur e kanë pranuar dërgimin e fëmijëve të tyre ne menyre ilegale në Britani për të gjetur një jetë më të mirë. Shumë përfundojnë në qendra kujdestarie ose në “mëshirën” e kriminelëve sipas një investigimi te Daily Mail. Disa janë të detyruar të punojnë si trafikantë droge për bandat e krimit shqiptar, të cilat policia britanike i përshkroi kohët e fundit si ‘bandat më të pamëshirshme që Britania e Madhe ka parë ndonjëherë".

Një foto të cilës i referohet media britanike tregon një shqiptar në një furgon i cili teksa e ka postuar imazhin në rrjetet sociale, shkruan: "Me shpresën e Zotit, unë do të jem në Angli për Vitin e Ri".

Një tjetër foto tregon disa të rinj që shtrihen në pjesën e prapme të një kamioni, me tuba frymëmarrjeje për të marrë ajër të pastër. Foto me mbishkrimin "Rrugës për në Londër", u postua në një faqe Facebook kushtuar ndihmesës së të rinjve të arrijnë në Mbretërinë e Bashkuar nga një zonë e Shqipërisë që quhet Krume – ku pothuajse çdo familje thuhet se ka së paku një anëtar tashmë në Britani, shkruan Daily Mail.

"Rrethuar nga malet me borë, Kruma është "periferia" më e e largët e Londrës", shkruan me tej "Daily Mail".

Por pavarësisht se janë 1.600 milje larg kryeqytetit britanik, vendasit në fshatin shqiptar e mendojnë veten e tyre si pjesë e një nga lagjeve të Londrës.

Tabloidi e paraqet zonën si vend pa të ardhme për rininë dhe ajo çfarë iu mbetet atyre është emigrimi në vendet e europës, kryesisht në Britani, ku paguajnë shuma të mëdha, deri në 12 mijë paund, të cilat financohen nga vetë prindërit me shpresën për të iu dhënë një të ardhme të sigurtë fëmijëve të tyre.