Ajo është një nga artistet më të përfolura shqiptare momentalisht dhe prej disa ditësh ndodhet në Tiranë për të pushuar e njëkohësisht është shfaqur edhe në intervista të ndryshme.
Hueyda El Said vetëm pak kohë më parë tregoi se tashmë ishte ndarë me partnerin e saj për shkak të tradhëtisë së tij.
E ftuar sot në emisionin e mëngjesit “Wake Up”, në “Top channel”, Hueyda tregoi edhe shumë peripeci të tjera të fëmijërisë së saj. Balerina rrëfeu se në çfarë gjendje të vështirë ekonomike kishte jetuar e se sa e sa herë i ishte dashur të shkonte në shkollë me barkun bosh.
“Më është dashur të shkojë në shkollë shumë herë pa ngrënë, se nuk kishim çfarë të hanim. Nënës sime i është dashur shpesh të japë dhe gjak për të më ushqyer. Nuk e harroj kurrë. Zysha ime e klasës së tretë në orarin e pushimit e kuptoi që s’kisha ngrënë dhe më dha drekën e saj.”– tregoi Hueyda.





