Prokuroria për Krimet e Rënda ka lëshuar të mërkurën urdhër-arresti për 3 ish-drejtues të lartë të Policisë së Shtetit.

Një prej tyre është ish-drejtori i policisë së Vlorës dhe ish-zv/drejtori i policisë së Durrësit Jaeld Çela.

Sipas BalkanWeb, ky ish-drejtues i policisë është mjaft i njohur pasi në 6 raporte të SHISH është përfolur për lidhje me trafikantët e drogës dhe rezulton të ketë telefonata të drejtpërdrejta me trafikantët.

Një tjetër zyrtar, që pritet të arrestohet për disa orë, është një ish-drejtues në policinë e Dhërmiut. Ai është shfaqur në pamje filmike me Habilajt.

Një tjetër urdhër arresti është prerë për ish-drejtorin e Kufirit në Vlorë, Sokol Bode, i cili ka dalë në foto me Moisi Habilajn. 

Pas largimit nga Vlora, Sokol Bode ka qenë drejtues në Policinë e Shkodrës, duke mbajtur edhe detyrën e drejtuesit të sektorit të kërkimit.