Volagratis, portali i prenotimeve turistike në të gjithë botën e lider europian në sektorin e udhëtimeve, ka publikuar sot listën e 15 vendeve si destinacionet më të preferuara përgjatë vitit 2018.
Në vendin e parë të kësaj liste renditet Shqipëria, si vendi me potencial të madh turistik e për raportin e mirë cilësi/çmim.
Shqipëria ofron një larmi të jashtëzakonshme peisazhesh natyrore e territoresh.
Në portalin Volagrastis, përgjatë vitit 2017, prenotimet turistike drejt Shqipërisë kanë regjistruar një rritje prej 88% në krahasim me një vit më parë.
"Muajt më të sugjeruar për të vizituar Shqipërinë janë korriku e gushti për shkak të klimës së ngrohtë. Por dhe gjatë gjithë vitit Shqipëria dhuron bukuri të rralla natyrore", evidenton portali turistik.
Pas Shqipërisë, në këtë listë renditen Tanzania, Bjellorusia, Moldavia, Oman, Kroacia e me radhë.





