Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës kanë bërë të mundur zbardhjen e një ngjarje të ndodhur në orët e mbrëmjes të së martës.
Menjëherë është identifikuar dhe vënë në pranga Roland Peroj 27 vjeç, banues në Durrës.
Peroj, mbrëmjen e sotme, rreth orës 19:20, në lagjen nr. 16 Durrës dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin R.B. 22 vjeç, banues në Durrës e ka kërcënuar këtë të fundit duke qëlluar në ajër me armë zjarri.
Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka persona të dëmtuar.
Gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 5 gëzhoja, model 56, kalibër 7.62 mm.
Grupi hetimor vijon në dokumentimin e plotë të ngjarjes, pyetjen e autorit të dyshuar dhe të dëshmitarëve okularë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit", "Kanosja" dhe "Prishja e rendit dhe e qetësisë publike", parashikuar në nenet 278, 84 dhe 274 të Kodit Penal.





