Nuk ka shumë kohë që ajo e zbuloi se ndodhet në një lidhje dashurie prej vitesh me një biznesmen, por këngëtarja e njohur është shumë e dashuruar dhe e lumtur.

Bëhet fjalë për këngëtaren Adelina Tahiri e cila në postimin e saj të fundit në instagram, na ka treguar të gjithëve që i dashuri i saj është shumë romantik, pasi i ka dhuruar asaj një buqetë me plot 101 trëndafila të kuq.

Nuk e dimë në fakt se çfarë personifikon numri 101 i trëndafilave për çiftin, por tufa është shumë e bukur.