Propozimi për martesë duhet të jetë shumë unik, pasi do të jetë një nga ato historitë që do ta tregoni gjatë gjithë jetës, ndaj edhe partneri i këngëtares shqiptare është kujdesur që ky moment të jetë i paharrueshëm për të dhe partneren.
Ky moment i veçantë ka ndodhur në një mbrëmje live ku performon Aurela Gaçe, e cila nuk mund të mos shkruante me doza humori në postimin e saj në Instagram.
Këngëtarja Eriola Cuka, ka përjetuar çaste të mrekullueshme kur i dashuri, gjithashtu muzikant, Kristian Gusho është ulur në gjunjë me një kuti unaze në dorë, ndërkohë që përveç Aurela Gaçes aty ndodheshin disa artistë të tjerë dhe shumë spektatorë.






