Në një intervistë për "RTV 21", këngëtarja e njohur Big Mama ka rrëfyer arsyen e ndarjes nga ish i dashuri me të cilin do të shkonin drejt altarit, në vjeshtë të këtij viti.
Ajo thotë se ishin dy persona nga dy botë të ndryshme dhe lidhja mes tyre nuk ishte e shëndoshë për të ardhmen.
"Gjithçka ka marrë fund dhe jam lidhur duke folur për këtë gjë. Unë provova një lidhje si çdo njeri, ishte serioze ndaj menduam për seriozisht… Gjithçka ka qenë në rregull por kemi qenë dy persona nga dy botë të ndryshme. Nuk ishte lidhje e shëndoshë për ardhmërinë tonë, nuk do të funksiononim mirë, prandaj vendosëm t’i jepnim fund. Ai të vazhdojë rrugën e vet, e unë në rrugën time. Ka mbaruar gjithçka, kështu që beqarët mund të më marrin në telefon!"





