Prokurori Anton Martinaj i cili mendohet se po hetonte kryebashkiakun Vangjush Dako do të jetë nesër në Prokurori dhe do të merret në pyetje për të gjitha deklaratat që ka bërë. Kështu tha sot gazetarja e kronikës Anduena Llabani në studion e emisionit “Opinion”.

“Une kam konfirmuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda se nuk ka çështje penale ndaj Dakos. Anton Martinaj do thirret nesër dhe do pyetet për gjithçka që ka thënë, pretenduar. Martinaj kam marrë vesh që është thirrur në zyrën e prokurorit dhe është njoftuar që nga i komanduar do shkojë në prokurorinë e Shkodrës.

Ai mësohet se ka thënë që kam çështje në hetim që s’dua ti lë dhe atij nuk i është lënë vend për komunikim të mëtejshëm por urdhri i prokurorise duhet zbatuar.

Une ka konfirmuar se disa muaj me pare prokurori Martinaj i eshte drejtuar 3 ambasadave më të rëndësishme në vend dhe u ka kërkuar ndërhyrje se ka çështje të rëndësishme në hetim dhe s’duhet të largohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda”, tha Llabani.

Ndërkohë po në emision, moderatori Blendi Fevziu lexoi një mesazh të prokurorit Martinaj, i cili hodhi poshtë faktin se i është drejtuar 3 ambasadave dhe ka kërkuar ndërhyrje për mos largimin nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.