Dëshmi kontradiktore kanë qenë ato të vajzës 13-vjeçare nga Kruja e zhdukur që të premten nga shtëpia dhe një djali 32-vjeçar të cilin e akuzon se e ka përdhunuar.

Në dëshminë e tij, Alfred Tereziu, 32-vjeçari nga Tirana i arrestuar sot pas denoncimit të vajzës, mësohet të ketë thënë se vajzën e ka shoqëruar deri diku, pasi e ka parë në rrugë, dhe i ka ardhur keq që po lagej në shi.

Blutë e Durrësit thonë se derisa të dalë përgjigjja e analizës mjeko-ligjore për vajzën, 32-vjeçari do të qëndrojë prapa hekurave.

E pashë në rrugë, ajo më ngriti dorën, e mora vetëm se po binte shi. E mora në makinë, e çova deri ku donte ajo. Nuk e kam prekur me dorë, aq më pak ta kem përdhunuar. Nuk e di çfarë thotë ajo, por unë s’kam lidhje fare me këtë histori”,- ka dëshmuar djali para hetuesve në policinë e Durrësit.

Ndërkohë, burime nga policia e Durrësit bëjnë me dije se e mitura i dërgoi ata pranë një moteli në autostradën Tiranë-Durrës, ku pretendon se ishte përdhunuar nga Tereziu. Efektivët kanë sekuestruar kamerat e sigurusë së hotelit për të parë nëse i riu ka hyrë me të në hotel.

Vajza qe denoncuar si e humbur ditën e premte nga motra e saj 24-vjeçare, e cila deklaroi në komisariatin e policisë se motra e saj e mitur, vetëm 13 vjeç nuk ishte kthyer në shtëpi nga shkolla.

Njoftimi i policisë Durrës

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin
• Alfred Tereziu 32 vjeç, banues në Tiranë.
Tereziu dyshohet se në një hotel ka kryer marrëdhënie seksuale me shtetasen e mitur me inciale D.P. 13 vjeçe, banuese në Krujë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me te mitur“parashikuar në nenin 100 të Kodit Penal.