Durrësi ka nisur të zbukurohet duke u ngjyrosur me flamujt kuqezi.

Prej pak ditësh ndërmarrja e dekorimit të qytetit ka filluar nga puna për të sjellë atmosferën festive të festave të fund-nëntorit, "Pavarësinë dhe Çlirimin".

Sheshi 'Liria', 'Bulevardi Egnatia', kanë qënë të parët që janë zbukuruar me flamujt kuqezi.

Ndërkohë punëtorët e dekorit të qytetit kanë nisur të vendosin edhe disa prej ndriçimeve në shtylla apo pemë me qëllim krijimin e atmosferës së ngrohtë të festave të fundvitit.

Ndjekim pamjet e Durrësit këtë 18 nëntor.