I ftuar në programin e së premtes "Top Show Magazine", Kastro Zizo ka folur në lidhje me ngjarjen e diskutuar të javës, ku kënga e tij nuk u kualifikua për të qenë pjesëmarrëse në festivalin e fundvitit në RTSH.

Pa përmendur emra, Kastro ka shpërthyer ndaj organizatorëve të Festivalit, duke thënë se ata janë mësuar me zarfe dhe se duan lekë në dorë për të të lejuar të bëhesh pjesë e garës.

"Kënga është nja vals i jetës, me lotët e nënave, grave, emigrantëve sepse doja t’ia jepja shpirtin këtyre njerëzve dhe këtij vendi, që mbeti në një tranzicion madhor. Por këta janë mësuar me klisherat aty! Janë mësuar me 2 milionë e 800 mijë lekë që e kanë këtë vit të marrin aty. Janë pazarxhinj të vegjël! Janë zarfaxhinj të vegjël! Këta po e përdhosin artin! Kanë 27 vjet të mallkuarit."