Ditën e djeshme plot 60 nxënës të shkollës së mesme të Shupenzës, në Bulqizë u asfiksuan për shkak të rrjedhjes së gazit, sot ka të tjera detaje për gjendjen e tyre shëndetsore.
Sipas raportimit të fundit, çdo gjë është nën kontroll dhe nxënësit e asfiksuar janë përmirësuar.
Aktualisht në spitalin e Peshkopisë ndodhen vetëm 8 nxënës, ku 5 prej tyre pritet të dalin. Gjithashtu pritet të lënë spitalin e Tiranës, mësuesja dhe një nxënës.
Asfiksimi i nxënësve në shkollën e Shupenzës erdhi si pasojë e problemeve me kaldajën.





