Është hedhur shorti për vetingun në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për 3 prokurorë, dhe rezultoi se do të shqyrtohen dosjet për Gentian Osmanin, Besnik Muçin dhe Gent Trenovën.

Osmani dhe Muçi kandidojnë për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, ndërsa Trenova është zgjedhur anëtar i KED.

Komisioneret e Vetingut do të kalojnë në sitë dosjet e Gent Trenovës kur ai mbante postin e prokurorit te Krimet e Renda.

Gentian Osmani është një nga treshja e prokurorëve në çështjen e Saimir Tahirit, i cili së bashku me Besim Hajdermatajn dhe Elizabeta Imerajn kërkuan arrestimin e ish-ministrit.