Policia e Dibrës ka reaguar duke dhënë informacionet e para rreth ngjarjes së ndodhur sot paradite në shkollën e Shupenzës, ku u asfiksuan rreth 16 nxënës.
Sipas informacioneve paraprake, mëoshet se rreth orës 10:40 në një shkollë të mesme në qendër Shupenzë, janë ndezur kaldajat me lëndë drusore për ngrohjen e ambientit, dhe në momentin e ndezjes oxhaku i shkollës ka qenë i bllokuar.
Policia njofton se si pasojë tymi është shpërndarë në ambientet e brendshme të shkollës duke shkaktuar ndotje të ambientit.
Për pasojë janë asfiksuar dhe ndjerë keq nga ana shëndetësore disa nga nxënësit e kësaj shkolle, ku 16 prej tyre të moshave 16-18 vjeç, po transportohen për ndihmë më të specializuar drejt spitalit të Bulqizës, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.





