11 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë të qytetit të Kavajës janë arrestuar pasi kanë  tjetërsuar 36 hektarë pronë publike në bregun e detit, në zonën e Spillesë, duke ua kaluar në pronësi shtetasve të ndryshëm, nëpërmjet fallsifikimit të dokumentave dhe shpërdorimit të detyrës.

Gjykata ka caktuar sot masën e sigurise arrest me burg” për 8 zyrtarët e ndaluar në Kavajë. E njëjta masë u caktua edhe për Seid Cikalleshin, i cili u vetëdorëzua sot në drekë në Polici.

Zyrtarët akuzohen për tjetërsim prone e falsifikim dokumentesh. Tashmë janë shpallur në kërkim nga Policia 3 persona të lidhur me falsifikimin e tokave shtetërore në Kavajë.

TË ARRESTUARIT:

  1. Fatos Kaja, 49 vjeç, ish-kryetar i Komunës Kryevidh Kavajë  dhe ish-Nënprefekt në Prefekturën Tiranë, deri në maj 2017.
  2. Nezir Lecini, 55 vjç, ish-Shef i Zyrës  së Kadastrës në Kavajë, aktualisht specialisit në këtë zyrë,
  3. Andi Gjeci, 30 vjeç, me detyrë juristi i ZVRPP Kavajë,
  4. Dritan Kazazi, 43 vjeç, me detyrë hartograf  në ZVRPP Kavajë,
  5. Bexhet  Pjeci, 58 vjeç, ish-Kryetar Komune Kryevidh,
  6. Ilir Kaja, 52 vjeç, me detyrë agronom në njësinë Administrative Kryevidh, Kavajë,
  7. Agron Xhelezi, 53 vjeç, ish-Kryetari i Komisionit të ndarjes së tokave në Spille.
  8. Dashnor Çullaj, 52 vjeç, ish-përfaqësues i Komunës Kryevidh, Kavajë, në komisionin e ndarjes së tokave,
  9. Altin Copa, 32 vjeç, aktualisht drejtor i ALUIZNIT Kavajë.
  10. Enver Duqi, 60 vjeç, me detyrë ish-Drejtor i Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokave në Këshillin e Qarkut Tiranë, aktualisht specialist i mbrojtjes se mjedisit dhe pyjeve ne Ministrine e Mjedisit
  11. Seid Cikalleshi, 62 vjeç, ish-regjistrues i ZVRPP Kavajë, dhe ish Drejtor i   Ujësjellësit Kavajë.

AKUZAT

Arrestimi, ndalimi dhe procedimi i këtyre personave, është bërë për veprat penale të “Shpërdorimit të Detyrës”, “Falsifikimit të Dokumenteve” dhe “Pastrimit të Produkteve të veprës penale” të kryer në bashkëpunim.

Në parcelat me numër pasurie 1, 35, 37, 178, duke e tjetërsuar nga “Tokë pa frut” në tokë “Arë”, dhe më pas kanë bërë ndarjen në mënyrë të kundraligjshme të kësaj sipërfaqe toke, në interes të tyre dhe personave të tjerë.

Gjatë hetimeve paraprake, dokumentohet bashkëpunimi kriminal midis ish-punonjësve të Komunës Kryevidh, dhe punonjësve të Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Kavajë.

Ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë krijuar në mënyrë fiktive komisione për ndarjen e tokës gjatë periudhës 2013-2016 dhe kanë realizuar tjetërsimin dhe ndarjen në mënyrë të jashtëligjshme të pasurisë shtetërore./panorama