Probleme nga reshjet pritet të shënohen në disa zona të vendit, siç parashikon instituti i Gjeoshkencës, në buletinin më të fundit për rreziqet natyrore.
Kështu për ditën e sotme, do të ketë reshje në disa zona, shfaqur me shtrëngata, kurse në Vlorë, Gjirokastër dhe Korçë moti parashikohet i rrezikshëm dhe me fenomene të pazakonta hidro-meteorologjike.
Mesditën e sotme, për shkak të intensitetit të reshjeve, ekziston mundësia për përmbytje lokale në qarqet Korçë dhe Vlorë.
Shtrëngata shiu do të ketë në Dibër, Elbasan, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër. Kujdes edhe nga rreshqitjet e dheut, pasi Gjeoshkencat parashikojnë probleme në disa zona, sipas tabelave më poshtë.







