Kikirikët nuk mungojnë në ndonjë aperitiv, apo në tavolinën e Krishtlindjeve për të shoqëruar si fruta të thata. Por çfarë dimë për kikirikët?!
Origjinën e kanë nga Amerika e Jugut ose më saktë mes Paraguait dhe Bolivisë. Kikirikët konsiderohen si ushqim me mjaft përfitime për shkak të mineraleve që kanë, proteinave dhe antioksidantëve si dhe përmbajtjes të lartë kalorike.
Ja cilat janë disa nga të mirat që mund të përfitojmë nga kikirikët:
1. Lëkura juaj ju falenderon. Kikirikët janë aleatë shumë të rëdëshishëm të bukurisë. Ata Përmbajnë antioksidantë natyrale shumë të fuqishëm, si vitamina E, që mbron qelizat nga toksinat e mjedisit dhe veprimi i radikaleve të lira, përveçse kanë edhe flavonoidë e polifenol. Për këtë arsye ata janë mjaft të nevojshme për të na mbajtur organizmin të ri dhe të mbrojë bukurinë e epidermës sonë.
2. Ul kolesterolin. Falë omega 9 dhe omega 6 kikirikët ndihmojnë në luftën ndaj kolesterolit të keq dhe janë një ndihmë e madhe për sistemin e qarkullimit të gjakut.
3. Rri e qetë. Kikirikët kanë acid folik, që është shumë i rëndësishëm gjatë shtatzënisë dhe stimulon fertilitetin. Vetëm 100 gramë të tij mbajnë 240 mcg Vitaminë B9, dyfishin e arrave e bajameve dhe rreth 60% të dozës së përditshme të rekomanduar për këtë vitaminë. Vitamina B9 është shumë e rëndësishme për femrat e çdo moshe. Gjithashtu ata janë shumë të rëndësishëm edhe pas lindjes gjatë ushqyerjes me gji të foshnjës.
4. Proteinat, fibrat dhe përmbajtja e ulët e sheqerit i bën kikirikët një ushqim të përshtatshëm për ata që vuajnë nga çrregullime glicemike siç është diabeti i tipit 2.
5. Kujdes peshën! Ata janë shumë të mirë dhe plot virtyte por kujdes, sepse kanë shumë kalori. Nëse konsumi i tyre këshillohet për ato që përmendëm më lartë, ekzagjerimi në konsum mund të jetë një atentat për linjat tona. Kini parasysh se vetëm 100 gram i këtij ushqimi përmban rreth 600 kalori. Femra kini kujdes!/Tg.com