Policia e shtetit ka publikuar pamjet e operacionit  të koduar "RANISHTJA" ku janë arrestuar disa zyrtarë të Hipotekës dhe ALUIZNIT- it në Kavajë, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Ditën e djeshme, Prokuroria e Kavajës ka urdhëruar arrestimin e disa zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve lokalë të Kavajës, të dyshuar se kanë tjetërsuar 36 hektarë pronë publike në bregun e detit, në zonën e Spillesë, duke ua kaluar në pronësi shtetasve të ndryshëm, nëpërmjet fallsifikimit të dokumentave dhe shpërdorimit të detyrës.

Prokuroria e Kavajës i bëri kërkesë gjykatës për caktimin e masës së sigurimit "arrest me burg", kërkesë e cila u pranua nga gjykata, për shtetasit si më poshtë:

1. Seid Cikalleshi, ish-kryeregjistrues i Hipotekës Kavajë
2. Dritan Kazazi, hartograf, ZVRPP, Kavajë
3. Andi Gjeci, jurist, ZVRPP, Kavajë
4. Fatos Kaja, ish-zyrtar i komunës Kryevidh, Kavajë (aktualisht, nënprefekt i qarkut Tiranë)
5. Ilir Kaja, zyrtar i Njësisë Administrative Kryevidh, Kavajë
6. Nezir Lecini, ish-shef i Zyrës së Kadastrës, Kavajë
7. Agron Xhelezi, ish-kryetar i Komisionit të Ndarjes së Tokave, Kavajë
8. Enver Duqi, ish-Drejtor i Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës, Kavajë

Gjithashtu, në kuadër të këtij hetimi, Prokuroria ka lëshuar urdhërat e ndalimit edhe për shtetasit:

9. Altin Çoba, drejtor i ALUIZNI-t, Kavajë
10. Behgjet Pjeci, ish-kryetar i komunës Kryevidh, Kavajë
11. Dashnor Çullaj, ish-zyrtar i komunës Kryevidh, Kavajë