Kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako është pyetur nga Report Tv në lidhje me lajmin që ka qarkulluar në media për anullimin e vizës amerikane.

Siç duket edhe nga pamjet, Dako nuk ka pranuar të përgjigjet, por në ikje e sipër krah ish-ministrit Bledi Çuçi, thjesht ka qeshur.

Ju lutem se jemi në çështjet e buxhetit”, ka komentuar Çuçi.

Ndonëse në media qarkulloi lajmi se kryebashkiakut të Durrësit iu mohua viza, Ambasada Amerikane tha se nuk jepnin informacione për aplikuesit.