Dy aksidente rrugore janë regjistruar pak pas mesditës së sotme në autostradën Tiranë-Durrës, të cilat kanë bllokuar për rreth 15 minuta lëvizjen e lirshme të automjeteve.

Nga raportimet paraprake në vendngjarje, raportohet për dy aksidente që kanë ndodhur në të dyja kahet e lëvizjes, por fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.

Policia ka arritur që për pak kohë të zhbllokojë lëvizjen e automjeteve në të dyja drejtimet.

Fotot u publikuan nga “Top Channel”.