Cristiano Ronaldo është vënë në qendër të akuzave nga një modele, e cila pretendon se ka folur për dy vite me futbollistin e Real Madrid gjatë kohës që ai ka qenë në lidhje me partneren aktuale Georgina Rodriguez.

Modelja Natacha Rodriguez 21 vjeçe thotë se me Ronaldon kanë shkëmbyer vazhdimisht mesazhe dhe kanë fjetur bashkë. Por, pas kësaj nate, Natacha tregon se ndihet e përdorur.

“E dija që ai kishte të dashur, por ne u bëmë miq, kishte besim mes nesh, një lidhje. Ishte një njeri i dashur dhe pas mesazheve gjatë gjithë kësaj kohe, ishte e mahnitshme që të isha me të. Nata që kaluam bashkë ishte speciale. Por më pas i thashë se do të shkoja në një spektakël në Portugali dhe ai më tha që të mos shkoja. Tani mendoj se ai më përdori vetëm për seks. Nuk ndjej keqardhje, sepse të kaloja natën me të ishte një ëndërr e vërtetë, por ndihem e tradhtuar”, thotë 21-vjeçarja.

Natasha aktualisht është shtatzënë 8 muajshe, që do të thotë se ishte në fillim të shtatzënisë kur fjeti me futbollistin 32-vjeçar. Por sipas “Daily Mail”, Ronaldo nuk kishte dijeni që modelja Natacha të ishte shtatzënë. Edhe partnerja e Ronaldos, Georgina 22 vjeç, është po ashtu shtatzënë me futbollistin në muajin e tetë.