75 mijë demokratë kishin të drejtën e votës këtë të diel për të vendosur kryetarin e Partisë Demokratike për 4 vitet e ardhshme. Procesi i votimit përfundoi në orën 19.00 dhe në disa qytete ka përfunduar edhe numërimi.
Në Kolonjë votuan 244 demokratë nga 287 me të drejtë vote. Aty kryeson Lulzim Basha, me 140 vota, i ndjekur nga Agron Shehaj me 82 vota. Edith Harxhi ka 16 vota, ndërsa Fatbardh Kadilli vetëm 6 vota.
Numërimi ka mbaruar dhe në Maliq ku votuan 517 demokratë. Basha ka siguruar 411 vota, Shehaj 90 vota, Kadilli 8 vota dhe Harxhi 7 vota ndërsa, 1 votë është konsideruar e pavlefshme.
Surpriza vjen nga Selenica e Vlorës ku fitues ka dalë Agron Shehaj me 17 vota më shumë se Basha. Shehaj ka siguruar 119 vota i ndjekur nga Basha me 102 vota ndërsa Fatbardh Kadilli dhe Edith Harxhi kanë secili nga 1 votë.
Sipas rezultateve paraprake në Delvinë, Basha ka fituar 205 vota ndërsa Shehaj ka 57 vota, Edith Harxhi me 29 vota dhe Fatbardh Kadilli me 4 vota.





