Rita Ora dhe Bebe Rexha janë dy këngëtare me famë botërore, me origjinë shqipëtare për të cilat të gjithë ndihemi shumë krenarë.

Rita gjithmonë shprehet se ndihet krenare që është shqiptare, madje edhe këngën e saj “Shine Ya Light” e ka realizuar në vendlindjen e saj. Por jo vetëm ajo shprehet me plot krenari qe është shqiptare por edhe Dua Lipa, Bebe Rexha e shumë talente të tjerë.

Suksesi i tyre është shumë i madh dhe tani është hera e dytë që “MTV EMA” prezantohet nga një shqiptare, vitin e kaluar ishte Bebe Rexha ndërsa këtë vit Rita Ora.

Së fundmi në një intervistë të dhënë për MTV, Rita është ndjerë shumë e emocionuar pasi lexuan një koment në tëitter ku një shqiptar iu kujton se herën e kaluar prezantuese ishte Bebe ndersa kete here Rita, shqipet ia dolen ndërsa më pas ajo merr nje video-mesazh nga Bebe Rexha, e cila i jep disa këshilla edhe puthje nga një shqiptare tek tjetra.