Një foto e ambasadorit Lu mes shumë fëmijëve është ajo që ka shpërndarë Ambasada Amerikane në Tiranë.

Drejtoresha e Bibliotekës Kombëtarë, Persida Asllani së bashku me disa fëmijë kanë qenë miqtë e ftuar në ambasadën amerikane gjatë një ore leximi në Këndin amerikan.

Pas mesazheve të forta drejtuar politikës dhe drejtësisë shqiptare ku foli me emra konkretë për banda kriminelësh të pandëshkuar, Lu i ka ushtuar këtë herë fëmijëve më shumë kohë, duke dëgjuar kështu edhe realitetin e shprehur sipas tyre.

"Ne e pëlqejmë shumë leximin sepse me të udhëtojmë në vende të ndryshme dhe njihemi me personazhe të rinj," i tha një prej fëmijëve Ambasadorit Donald Lu dhe Drejtoreshës Persida Asllani gjatë orës së leximit në Këndin Amerikan në Tiranë", shkruan stafi i ambasades ne postimin e shperndare.