Në muajin gusht bota e televizionit dhe kinematografisë turke u trondit nga vdekja në mënyrë tragjike e aktorit dhe moderatorit Vatan Sasmaz, në një hotel të Beshiktashit.
Ai u godit me katër plumba nga e dashura e tij Filiz Aker, e cila më pas vrau veten.
Në lidhje me ngjarjen tronditëse ka zhvillime të reja dhe janë zbuluar të tjera detaje.
Ekspertiza mjekoligjore ka përfunduar autopsinë e ish-modeles dhe ka zbuluar se në gjak ka pasur përqindje të lartë alkooli, përzier me ilaçe të forta që jepen vetëm në recetat e të sëmurëve psikikë.
Flitej se ajo ndodhej në një gjendje të renduar psikologjike dhe dashuria e sëmurë e detyroi të shkonte deri në krimin makabër.
Bashkëshortja e 43-vjeçarit është në javët e fundit të shtatzënisë dhe ai e ka mësuar gjininë e foshnjës vetëm një ditë para vdekjes.





