Është jashtëzakonisht e rrallë që fëmijët e Julia Roberts dhe Danny Moder të shkojnë në evente të mëdha ku ka kamera dhe shumë vëmendje mediatike. Por duket se familja ka bërë një përjashtim në Festivalin e Filmit të Kanës, ku bashkëshorti i Roberts dhe vajza e tyre Hazel Moder kaluan në tapetin e kuq për shfaqjen e thrillerit të Sean Penn, “Flag Day”, ku Danny Danny ishte kineast.

Veshja e Hazel – një fustan-këmishë me dantellë dhe këpucë të zeza – na kthyen pas në vitet ’90. Adoleshentja i mbajti flokët të kapur bisht dhe buzëqeshi për kamerat përkrah babait të saj, duke bërë një paraqitje të rrallë në tapetin e kuq.

Julia dhe Danny u bënë prindër të Hazel dhe vëllait të saj binjak, Phinnaeus, në nëntor të vitit 2004. Tri vjet më vonë, aktorja solli në jetë edhe një djalë, Henry-n.