Pas vdekjes së një 20-vjeçareje pas lindjes në maternitetin e Gjirokastrës, janë pezulluar nga detyra, dy mjekë të spitalit të Gjirokastrës, njëri gjinekolog dhe tjetrin anestezist janë pezulluar nga detyra.

Ngjarja ndodhi më 13 nëntor 2020 ku Klea Muxhaj nga fshati Metoq i Sarandës, humbi jetën pasi solli në jetë një fëmijë me operacion.

Gjithashtu mësohet se është bërë ekzekutimi i vendimit penal i Gjykatës së Shkallës së Parë, Gjirokastër, për caktimin e masës së sigurimit “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”,  dhe “Pezullimin e ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, Dashamir Demiri dhe Kostandin Hido,  në Gjirokastër, me arsim të lartë, me profesion mjek obstetër-gjinekolog pranë maternitetit “Dhimitër Çuçi”, Gjirokastër dhe mjek anestezist-reanimator pranë sipas rajonal “Omer Nishani”, Gjirokastër, si të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Neglizhencë në trajtimin mjekësor”.