Enio Petro mund të cilësohet padyshim si e ardhmja e futbollit durrsak. Një nga talentet e spikatuara dhe golashënuesi më i mirë i Teutës dhe kampionatit me 23 gola, po befason specialistët jo vetëm për aftësitë e pazakonta në shënimin e golave,por edhe klasin në përdorimin e topit dhe lojën në grup. Trajneri i të rinjve, Gentian Begeja, e vlerëson Enio Petron si një futbollist tepër të talentuar dhe me grintë profesionisti, e ardhmja e të cilit është e garantuar.

Enio është një makinë golash pasi ka shënuar vetëm këtë sezon plot 23 të tillë, në një kohë që ekipi i të rinjve të Teutës kryeson tabelën e klasifikimit. Duke parë klasin e këtij futbollisti, Enio Petro është grumbulluar nga ekipi i parë i Teutës, në një kohë që ka qenë pjesë dhe e ekipeve tona kombëtare U 17 dhe U 19. Loja e tij impresionuese me ekipin përfaqësues ka tërhequr vëmendjen e specialistëve të huaj, në një kohë që nga specialistët tanë evidentohet dhe si një e ardhme e sulmit të përfaqësueses.