Banka e Anglisë pranon se standarti i monedhës prej letre i miratuar më 15 gusht 1971 është, nëse i vlerësuar empirikisht, shumë më poshtë sesa standarti i arit i vendosur në Bretton Woods. Karta e Stabilitetit Financiar e Bankës së Anglisë Nr. 13, e titulluar “Reforma e Sistemit Monetar dhe Financiar Ndërkombëtar”, është konsideruar nga shumë analistë botërorë të politikës monetare si çertifikata e vdekjes e standartit botëror të dollarit.
Sistemi botëror i dollarit ka qenë deklaruar, tani në mënyrë praktikisht zyrtare, si një falimentim. Surpriza më e madhe është se ky dënim ka ardhur kaq vonë. Apeli i Steve Forbes për një diskutim mbi mënyrën për t'u rikthyer në standartin e arit, ashtu si veprat e analistëve monetarë si Lehrman dhe Shelton, janë shumë të përshtatshme për këtë moment historik-ekonomik dhe janë shumë të nevojshme.
Po pastaj? Me vizion, që nga 5-6 tetori 2011, gjatë “Heritage Foundation Conference on a Stable Dollar: Why We Need It and How to Achieve It” (“Konferenca e think-tank konservator amerikan 'Heritage Foundation' për një dollar stabël: pse kemi nevojë për të dhe si do ta arrijmë atë”), drejtori i revistës “Forbes”, Steve Forbes, ka bërë thirrje për të kapërcyer nga diskutimi për “nëse” duhet të rikthehemi në standartin e arit në “si” duhet vënë në jetë ky projekt.
Në gjysmën e dytë të vitit 2011, studiuesit e politikave monetare, analistët, financierët dhe aktivistët kanë botuar vepra dhe monografi të rëndësishme mbi këtë temë të paraqitur nga Forbes. Këto iniciativa, bashkë me përpjekjet e pandaluara të “The Lehrman Institute” dhe të partnerit të tij strategjik, “The American Principles Project”, kanë hedhur bazat e një tjetër etape kryesore: vendosja e reformës monetare në qendër të agjendës së lëvizjes konservative. Grupi më i madh dhe më influent i galaksisë së lëvizjeve konservatore amerikane është “Conservative Action Project”. Në dhjetor 2011 ky grup ka mbledhur në një samit 100 figura të njohura të konservatorizmit amerikan. Samiti u drejtua nga këshilltari i ish presidentit Ronald Reagan dhe prokurori i përgjithshëm i 75-të i SHBA, Edwin Meese III, dhe “Conservative Action Project” ka propozuar iniciativën “A Conservative Consensus for 2012”. Kjo, që mund të konsiderohet si një platformë e konsensusit të konservatorëve, ka si program për Amerikën e së ardhmes këto pika: rritjen, familjen, forcën dhe besueshmërinë. Pika e parë e agjendës (“rritja”) përmban një thirrje për “inkurajimin e një politike monetare konkrete, duke ndihmuar rritjen ekonomike dhe krijimin e më shumë vendeve të punës”. Shumë konservatorë i kuptojnë këto fjalë si rikthim në standartin e arit. Por si?
Vjeshtën e shkuar, Lewis E. Lehrman publikoi rezultatin e 40 viteve studim dhe kërkim – studim që filloi me frymëzimin nga teoritë e ekonomistit francez Jacques Rueff (1896-1978) – me titull “The True Gold Standard – A Monetary Reform Plan Without Official Reserve Currencies” (“Standarti i vërtetë i arit – Një plan për reformë monetare pa rezerva monetare zyrtare”). Gazetari i “New York Sun”, Seth Lipsky, përmbledh thelbin e veprës:
“… Një tranzicion në të cilin, ditën që Kongresi amerikan do të miratojë rifutjen e konvertimit total midis dollarit dhe arit, titujt e Federal Reserve Bank dhe llogaritë bankare në dollarë amerikanë mund të jenë të kthyeshme në ar mbi bazën e barazisë në ar e vendosur nga ligji”… Prerje, nga ana e Thesarit dhe nga ana e privatëve të autorizuara, të asaj që Lehrman e quan “monedhë ari për qarkullim ligjor pa asnjë lloj takse”, … Një konferencë monetare ndërkombëtare “për të miratuar vendosjen e fundit të sistemit të rezervave monetare zyrtare bazuar mbi dollarin dhe konsolidimin e rimbursimin e rezervave ndërkombëtare në dollarë”, … Vendosja e arit, nga ana e konferencës, si “mjeti i vetëm nëpërmjet të cilit vendet do të rregullojnë mbetjet e defiçitit të pagesave”, … dhe çon në “mbajtjen e kurseve të këmbimit stabël dhe tregut të lirë dhe të ndershëm – bazuar në konvertimin e monedhave kryesore në ar”.
Për më tepër, libri “Currency Wars: The Making of the Next Global Crisis” (“Luftëra për monedhën: krijimi i krizës globale të ardhshme”) i analistit financiar James Rickards dhe studimi “Fixing the Dollar Now: Why US Money Lost Its Integrity and How We Can Restore It” (“Rregullimi i dollarit tani: Pse monedha e SHBA humbi integritetin e saj dhe si mund ta rifitojmë atë”) i Dr. Judy Shelton kanë tërhequr shumë vëmendjen popullore dhe kanë arritur statusin e bestseller. Dr. Shelton është një nga editorialistet e “The Wall Street Journal” dhe ka marrë pjesë qoftë në konferencën e Heritage Foundation qoftë në atë të organizuar nga “The Cato Institute”, bashkë me Forbes dhe Lehrman. Sipas Judy Shelton:
“Çfarë do të shërbente për të vendosur një standart ari të vërtetë me një mekanizëm efikas për të konvertuar në ar dollarët amerikanë? Hapi i parë do të ishte kundërshtimi ndajligjeve federale aktuale për mjetet e pagesave (si monedha letre)…Hapi i tjetër kryesor drejt arritjes së konvertimit në ar do të ishte përcaktimi i dollarit amerikan si një peshë fikse ari. Një ndryshim kaq i thellë në krahasim me praktikën e sotme paraqet sfida të vështira në menaxhimin e tranzicionit… Megjithatë, avantazhet e saldimit të një lidhje të paprishme ndërmjet vlerës së dollarit amerikan dhe arit, nëpërmjet kursit të këmbimit fiks, ia vlen për të përballuar vështirësitë… Konvertueshmëria e dollarit në ar do të rikonfirmojë parimet e vjetra të përfshira qoftë në Kushtetutë dhe në “Coinage Act” (“Akti për prerjen e monedhës”) në lidhje me krijimin e një njësie paraje e përcaktuar si një peshë preçize e arit apo argjendit… Thirrja e një konference monetare ndërkombëtare do të garantonte partnerët tregtarë të SHBA që kooperimi i tyre është i mirëpritur, madje i nxitur. Në të njëjtën kohë, për shkak të rolit kryesor të dollarit në tregjet financiare globale, konferenca do të konsiderohej si një hap i rëndesishëm drejt reformës monetare ndërkombëtare radikale”.
Sistemi botëror i dollarit ka qenë deklaruar, tani në mënyrë praktikisht zyrtare, si një falimentim. Surpriza më e madhe është se ky dënim ka ardhur kaq vonë. Apeli i Steve Forbes për një diskutim mbi mënyrën për t'u rikthyer në standartin e arit, ashtu si veprat e analistëve monetarë si Lehrman dhe Shelton, janë shumë të përshtatshme për këtë moment historik-ekonomik dhe janë shumë të nevojshme. Sondazhet tregojnë se populariteti i standartit të arit është i habitshëm midis votuesve amerikanë. Reforma monetare është thelbi i konsensusit të konservatorëve. Kandidatët për presidentë në 2012 po marrin shënim këtë fakt. Të ecet përpara me legjislacionin. Drejt arit dhe prosperitetit!