Merkato e verës në Itali mund të shënonte lëvizje edhe për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Federik Veseli. Futbollisti është nën kontratë me Sudtirol të Serisë B, por për të ka ardhur një propozim për të ndryshuar ambient me një marrëveshje të re shumëvjeçare.

Mediat italiane kanë bërë të ditur se klubi i Trevizos, i cili luan në Serinë C por ka ambicie për t’u ngjitur, i kishte propozuar mbrojtësit shqiptar mundësinë që të bëhej pjesë e tij.

Palët kanë negociuar për disa ditë dhe dje duhej të kthehej përgjigja përfundimtare. Mediat italiane bëjnë të ditur se në fund Veseli ka refuzuar ofertën, pasi nuk e bindi oferta ekonomike e klubit që i kërkonte të zbriste për të paktën një edicion një kategori më poshtë. Ndaj për momentin Veseli mbetet përsëri pjesë e Sudtirol dhe po bëhet gati për startin e kampionatit të Serisë B këtë javë.