Ngjarja e ndodhur në Ekuador më 7 nëntor, ku një shqiptari iu bë atentat pas prishjes së pazareve të drogës ka ngjallur jo pak reagime. Gazetarja Klodiana Lala në studion e emisionit “Opinion”, ka shkuar më tej, kur ka dhënë qëndrimin e saj mbi plagosjen e shqiptarit.

Ky është rasti i dyti ku një shqiptari i bëhet atentat në këtë vend, për çështje të lidhura me trafikun ndërkombëtar të drogës. Më 30 maj të këtij viti një tjetër shqiptar, Ilir Hidri, u vra në të njëjtin qytet në Ekuador.

E pyetur nëse këta persona janë njerëz të njohur në Shqipëri, Lala u përgjigj: “Unë besoj që janë pjesë e atyre familjeve mafioze që përmendi ambasadori amerikan”.