Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka bërë një njoftim të rëndësishëm për qytetarët, duke i këshilluar ata që të bëjnë aplikime të suksesshme për lotarinë Amerikane.
Në faqen zyrtare në "Facebook' Ambasada shkruan:
"Doni të aplikoni për lotarinë DV-2019 këtë javë? Ndiqni në vizatimin më poshtë recetën time për një aplikim të suksesshëm për lotarinë! Është më e lehtë sesa të bësh byrek! Sigurisht, që mund të më pyesni nëse nuk kuptoni ndonjë nga përbërësit e recetës AskAnna PyetAnën".
Kështu, mes këshillave, Ambasada sugjeron që të gjithë të interesuarit;
-Aplikoni vetëm një herë gjatë DV-2019;
-Përfshini në aplikim të gjithë anëtarët e kualifikueshëm të familjes tuaj;
-Hiqni syzet për foton;
-Ngarkoni një foto të re për çdo vit që aplikoni;
-Ngarkoni foton e saktë për secilin anëtar të familjes tuaj
Për shkak të disa problemeve në sistem, lotaria amerikane ka shtyrë aplikimet deri në datën 22 nëntor.





