Prej një ore është bllokuar lëvizja drejt Greqisë, bllokim ky i cili do të vijojë përgjatë 24 orëve në vijim.
Policia Greke ka njoftuar se për shkak të një greve që do të zhvillohet nga Dogana Greke, duke filluar nga ora 07:00 e ditës së sotme 09.11.2017 deri në orën 07:00 të datës 10.11.2017 nuk do lejohet qarkullimi i automjeteve drejt shtetit të Greqisë dhe anasjelltas. Do të lejohet vetëm lëvizja e këmbësorëve.
Policia Kufitare kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të automjeteve që kanë planifikuar të qarkullojnë me automjetet e tyre në drejtim të Greqisë të anulojnë lëvizjet dhe të mos grumbullohen në Pikën e Kalimit Kufitar duke sjellë konfuzion.





