Policia Greke ka njoftuar se për shkak të një greve që do të zhvillohet nga Dogana Greke, duke filluar nga ora 07:00 e datës 09.11.2017 deri në orën 07:00 të datës 10.11.2017 nuk do lejohet qarkullimi i automjeteve drejt shtetit të Greqisë dhe anasjelltas. Do të lejohet vetëm lëvizja e këmbësorëve.
Policia Kufitare kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të automjeteve që kanë planifikuar të qarkullojnë me automjetet e tyre në drejtim të Greqisë të anullojnë lëvizjet dhe të mos grumbullohen në Pikën e Kalimit Kufutar duke sjellë konfuzion.





