Pas hapjes së konkursit në spitalin e Durrësit për vendin e Drejtorit, “DurrësLajm” mëson se interesi ka qenë i madh nga disa konkurentë për këtë detyrë.

Dokumentat deri tani i kanë dorëzuar mjekë por edhe profesionistë të tjerë në Ministrinë e Shëndetësisë ku edhe do të bëhet përzgjedhja e kandiatit për drejtor të Spitalit Rajonal të Durrësit.

“DurrësLajm” ka zbuluar deri se për këtë post konkurrojnë ish-drejtori i spitalit Alban Ramohitaj i cili është me profesion jurist, si dhe tre mjekë konkretisht: Nëndrejtori mjeku Endri Shehu, shefja e repartit infektiv Nadire Kërtusha dhe mjeku ish-nëndrejtor spitali Genti Kavaja.

Katër konkurrentët kanë dorëzuar dokumentet e aplikimit të tyre në Ministrinë e Shëndetësisë dhe pritet vetëm zyrtarizimi i emrit të drejtorit të spitalit, për të cilin konkurenca është mjaft e fortë, pasi secili prej kandidatëve ka eksperiencë në spital dhe në poste drejtuese.

Juristi Alban Ramohitaj ishte drejtues i spitalit të Durrësit deri para zgjedhjeve të 25 qershorit ishte drejtues spitali, por njëkohësisht edhe kandidat për deputet i PS-së. Ramohitaj mban detyrën e kreut të Këshillit Bashkiak të Durrësit.

Spitali i Durrësit mbetet një prej më të mëdhnejve në vendin tonë me numër të lartë shërbimesh dhe të shtruarish.

Furnizmi me barna ka qenë relativisht i mirë, por problematikat vërehen në periudha të ndryshme kohore, pasi tenderët që zhvillohen në Ministrinë e Shëndetësisë shpesh kontestohen dhe krijohen vonesa të dukshme.

Gjithsesi çdo një prej katër kandidatëve duhet të gëzojë mbështetjen nga stafi i mjekëve, por edhe nga Partia Socialiste.

Drejtoria Rajonale e Mjedisit, e Bujqësisë, Bordi i Kullimit, etj. janë disa prej drejtorive me vende vakante, për të cilët janë interesuar shumë persona jo vetëm të PS-së së Durrësit por edhe nga ish-komunat.