Një tërmet i fuqishëm ka goditur veriun e Papua New Guinea-s në Paqësor.
Sipas Institutit Sizmiologjik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, tërmeti ka qenë me magnitudë 6.5 dhe ka rënë në jugperëndim të Angoram-it.
Nga lëkundjet sizmike nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale. Gjithashtu nuk ka kërcënim për cunami në Australi.





