Ish-ministri i Uellsit, i cili ishte nën hetim nga partia e tij lidhur me sjellje jo të mira, ka kryer vetëvrasje.

Carl Sargeant, 49 vjeçar, ishte shkarkuar nga pozita e tij si Ministër për Komunitetet dhe Fëmijët, të premten e kaluar.

Ai ishte shkarkuar nga partia e tij, pasi kryeministri kishte marrë informata për një sërë incidentesh të tij, në të cilat përfshiheshin gratë.

Në një deklaratë për media familjarët e tij kanë thënë që ndihen të “shkatërruar sa nuk mund të shprehin me fjalë”.

Kreu i partisë laburiste Jeremy Corbyn ka deklaruar që ky ishte një lajm tejet shokues.