Andrea Pirlo në kërkim të një karriere të re. Edhe pse ka vetëm pak ditë që vari këpucët në gozhdë ofertat për ish mesfushorin për të vazhduar të jetë pjesë e futbollit nuk mungojnë.

Juventusi është gati t’i besojë 38-vjeçarit një rol drejtuesi. Bardhezinjtë sipas asaj që shkruan gazeta torineze “Tuttosport”, po mendojnë t’i ofrojnë Pirlos rolin e ambasadorit të Juventusit nëpër Botë.

Kampionët e Italisë nuk mund ta anashkalojnë impaktin që pati Pirlo te Juvja në 4 sezonet që luajti te kjo skuadër dhe janë gati ta presin krahëhapur rikthimin e tij, tashmë në një post drejtuesi. Vendimi tanimë është në dorë të ish mesfushorit të kombëtares italiane.