Disa sulmues kanë sulmuar një stacion televiziv në kryeqytetin afgan të Kabulit, ndërkohë që shumë njerëz mendohen se janë vrarë.
Sulmuesit hodhën granata dhe gjuajtën me breshëri armësh, para se të hynin në selinë e “Shamshad TV”.
Një gazetar që arriti të shpëtojë i tha “BBC”-së se sulmuesit ishin ende në ndërtesë dhe po qëllonin gazetarët.
Më shumë se 100 punëtorë mendohen të jenë brenda ndërtesës. Nuk është e qartë se kush është pas sulmit, por talebanët kanë mohuar përfshirjen.
Numri i sulmuesve dhe i njerëzve të vrarë dhe të plagosur mbetet i paqartë, deklaroi policia afgane.
Një zëdhënës i shefit të policisë së Kabulit tha se një nga sulmuesit ishte vrarë nga forcat afgane. Personeli i sigurisë po përpiqet të rifitojë kontrollin e ndërtesës.
“Disa nga kolegët e mi u vranë dhe u plagosën…nuk e di si arrita të arratisesha”, tha Hashmat Istankzai, një gazetar i televizionit.