Trajneri i Arsenal Arsene Wenger ka thënë se Manchester City do të jetë i pandalshëm nëse vazhdon të favorizohet nga arbitrat.

Topçinjtë humbën 3-1 gjatë pasdites së dielë në Etihad, dhe Wenger ishte i pakënaqur me golin e tretë të kundërshtarëve gjatë intervistës pas ndeshjes.

Wenger mendon se Sterling simuloi duke fituar një penallti që u shndërrua në gol nga Sergio Aguero, ndërsa David Silva ishte në pozicion jashtë loje gjatë golit të tretë të shënuar nga Jesus.

"A mund të ndalet City? Do të jetë e vështirë, duke parë ecurinë e tyre dhe kualitetin që kanë, do të jetë e vështirë të ndalen. Nuk i dihet, por edhe vendimet e arbitrit i kanë në favor, dhe po vazhduan kështu do të jenë të pandalshëm. Nuk dua t’i heq meritat nga kualiteti që kanë por ndodhi në një moment kur ndeshja ishte 2-1. Është hera e dytë që ndodh, dy gola pozicion jashtë loje vjet dhe një këtë sezon."