Zyrtarët e lartë amerikane te Shtepise se Bardhe dhe ata aziatike kanë ngritur shqetësime të mëdha se diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong-un do të kryejë një test raketash në përpjekje për të sulmuar Donald Trump gjatë vizitës së tij në Japoni ose Korenë e Jugut.
Mediat e huaja shkrujane se Patrick Cronin, drejtor i lartë i Programit të Sigurisë së Azisë dhe Paqësorit, tha se Shtetet e Bashkuara duhet të përgatiten për një akt të pamatur nga shteti komunist.
"Sfida më e madhe mund të jetë menaxhimi i një sulmi. Ne duhet të jemi të gatshëm për të papritura", shtoi ai.
Nderkohe qe vete Trump, më një takim të papritur me reporterët në bordin e Forcave Ajrore sot tha për situatën: “E pra, ne duam ta zgjidhim atë. Është një problem i madh për vendin tonë dhe për botën dhe ne duam ta marre zgjidhe”.
Adam Mount, një tjetër zyrtar i lartë amerikan, ka paralajmëruar se nuk do të ishte befasi që Koreja e Veriut të lëshonte një raketë gjatë vizitës të Presidentit amerikan”.
Ndërkohë Koreja e Veriut ka fajësuar për çdo konflikt administratën Trump, duke e quajtur atë një administratë “gangsterësh”.
“Realiteti tregon qartë se imperialistët amerikanë që sillen si gangstere janë ata që po e rëndojnë situatën e Gadishullit Korean dhe kërkojnë të ndezin një luftë bërthamore”, deklaroi televizioni shtetëror koreano-verior.