Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar sot nga detyra kryeregjistruesen e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Blerina Doracaj.
Ndonëse nuk ka ende konfirmim zyrtar nga vetë drejtoresha e Hipotekave në faqen e internetit të Ministrisë së Drejtësisë është shpallur vendi vakant për këtë pozicion.
Kujtojmë se 35-vjeçarja Blerina Doracaj, e cila prej dy muajsh mbajti postin e drejtoreshës së hipotekave, ishte pjesë e listës së kandidatëve të PS së Tiranës dhe u rendit në vendin e 23-të në listë. Doracaj është një militante e hershme e PS, e aktivizuar me Forumin Rinor Eurosocialist që në moshën 17-vjeçare. Aktualisht është kryetare e Forumit të Gruas në Partinë Socialiste.
Më pare ajo ka punuar si këshilltare e Milena Haritos në Ministrinë e Inovacionit dhe Administratës Civile, ndërsa është zgjedhur edhe këshilltare e PS në Këshillin Bashkiak të Tiranës.





