Prokurorët spanjollë i kërkuan një gjykatësi që të nxjerrë një mandat arresti europina për ish-liderin katalanas Carles Puigdemont dhe katër prej ish-ministrave të tij që nuk u paraqitën për të dëshmuar në gjyq.
Në një kërkesë me shkrim për gjykatësen Carmen Lamela të Gjykatës së Lartë, prokurorët thonë se Piugdemont dhe të tjerët ishin të ndërgjegjshëm se i kërkohej të paraqiteshin, por zgjodhën të mos e bëjnë këtë.
Përpjekjet e përsëritura për t’i dërguar kërkesën në shtëpi dhe telefonatat e shumta u injoruan. Puigdemont e ka shprehur publikisht qëllimin për të mos u paraqitur dhe kërkoi që të bëjë një deklaratë për gjykatën përmes videokonferencës, pa treguar se ku është-shkruhet në letrën e prokurorisë. më tej, prokurorët kërkojnë që Puigdemont të gjendet dhe të arrestohet. Isha lideri katalanas dhe 13 anëtarë të tjerë të qeverisë së tij të shkarkuar mund të paditen për rebelim, ndarje dhe keqpërdorim të fondeve publike.
Më herët, 9 prej tyre u paraqitën në Gjykatën e Lartë në Madrid dhe folën para gjykatësve. prokuroria ka kërkuar arrestimin e 8 prej tyre dhe gjykimin në gjendje të lirë të njërit. Gjykata ende nuk ka marrë një vendim pasi pritet që seancat dëgjimore të vazhdojnë edhe të premten, ditë kur sipas mediave mund të ketë zhvillime edhe për mandatin e kërkuar të arrestit për Puigdemont. Ky i fundit gjendet në Belgjikë dhe u shpreh se nuk do ët kthehet në Spanjë për gjyqin që e cilëson politik.





