Prefekti i sapozgjedhur i qarkut të Durrësit, Roland Nasto rezulton mes 48 zyrtarëve shtetërorë të gjobitur nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave në vitin 2014.

Sipas njoftimit për shtyp të ILDKPKI, të publikuar në 10 nëntor 2014, Nasto është gjobitur në shumën 100.000 lekë.

“Roland Nasto, për funksionin Shef Shtabi në Forcën Detare, Ministria e Mbrojtjes, për mosdorëzim të “Deklaratës Pas Largimit nga Funksioni” për vitin 2013, masë administrative “gjobë” në shumën prej 100.000 lekë”,- shkruhet në njoftimin e Inspektoriatit të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive.