Kampionati italian i futbollit po rikthehet gradualisht mes më të mirëve në botë dhe këtë e konfirmojnë shifrat. Pas vitesh dominim të skuadrave spanjolle, angleze dhe gjermane, ekipet italiane po dhurojnë paraqitje të mira në Europë dhe jo vetëm.
Statistikat konfirmojnë se 4 nga 10 sulmuesit më të mirë, në këto javë të para, janë pikërisht të Serisë A, ndërsa 3 ligat e tjera, ajo gjermane, spanjolle dhe franceze, përfaqësohen me nga 2.
Bie në sy mungesa e bomberave në kampionatin anglez, ku pavarësisht formës së mirë të skuadrave si Manchester city, United apo Totenham, maksimumi i golave të shënuar nga një sulmues është 8, nga Harry Kane.
10 sulmuesit më të mirë në Europë, në javët e para të kampionateve:
- 1. Ciro Immobile (Lazio) – 14 gola
- 2. Falcao (Monako) – 13 gola
- 3. Lionel Messi (Barcelona) – 12 gola
- 4. Cavani (PSG) – 11 gola
- 5. Icardi (Inter) – 11 gola
- 6. Dybala (Juventus) – 11 gola
- 7. Mertens (Napoli) – 10 gola
- 8. Aubameyang (Dortmund) – 10 gola
- 9. Lewandowski (Bayern Mynich) – 10 gola
- 10.Zaza (Valencia) – 9 gola





